Gjashtë rregullat e rrepta të familjes mbretërore që u ndryshuan nga Princeshë Diana

Diana Spencer përfaqësonte një familja aristokrate dhe rrjedhimisht ishte e përkryer për të qenë pjesë e familjes mbretërore.

Martesa e saj me princin Charles bëri që figura e princeshës t’i linte në hije pjesëtarët e tjerë të familjes.

Ajo ishte e dashur dhe e mirëkuptueshme dhe krijoi imazhin e një princeshe që nuk është arrogante dhe e mbuluar.

Diana u tregoi njerëzve se ajo nuk ishte një yll nga një galaktikë tjetër, por një person i zakonshëm ashtu si ne.

Bright Side ka shkruar në një artikull se si Lady Diana theu protokollin mbretëror dhe si ndikoi në familjen mbretërore britanike duke ndryshuar disa rregulla të rëndësishëm.

1. Princesha e zgjodhi vetë unazën e fejesës

Si rregull, unazat e fejesës për çiftet mbretërore bëhen me gurë të shtrenjtë ose me materialet e trashëguara që shpesh përdoren si gurët kryesorë. Princesha Diana u largua nga kjo traditë dhe zgjodhi një unazë që ajo pëlqente në një katalog. Natyrisht, kjo nuk e bëri unazën e saj më pak të mrekullueshme se unazat tjera mbretërore, por, siç e vuri në dukje Diana, ajo ishte larg të qenit unaza më e shtrenjtë. Bizhuteria e saj u pëlqye dhe tani është zgjedhur si një unazë fejese edhe nga dukesha e Kembrixhit.

2. Ajo u bë gruaja e parë në familjen mbretërore që i lindi fëmijët jashtë Pallatit

Anëtareve femra të familjes mbretërore britanike iu ofruan të gjitha kushtet që ato të mund të lindnin në Pallatin Mbretëror. Elizabeta II bëri të njëjtën gjë, por Princesha Diana preferonte të lindte të dy fëmijët e saj në një spital, duke thyer traditën. Dukesha e Kembrixhit vendosi të ndiqte shembullin e vjehrrës së saj dhe lindi të gjithë fëmijët e saj në të njëjtin spital ku Princesha Diana solli në jetë Ëilliamin dhe Harryn. Cate Midelton ka lënë spitalin dy herë veshur me veshjet që i ngjanë shumë veshjeve të Dianës pas lindjes.

3. Diana kishte mënyrën e saj të të rriturit të fëmijëve.

Më parë, të kaloje shumë kohë me fëmijët nuk ishte e pranueshme në familjet mbretërore, për të mos përmendur udhëtimet jashtë vendit. Për shembull, kur princi Charles ishte dy vjeç, ai u la me gjyshërit e tij, ndërsa prindërit e tij Mbretëresha Elizabeta II dhe Princi Philip udhëtuan për në Maltë. Mbretëresha udhëtoi shumë nëpër botë dhe rrallë herë i mori fëmijët e saj me vete. Përveç kësaj, shprehja e ndjenjave prindërore në publik ishte gjithashtu e papranueshme.

Por princesha Diana devijoi nga këto formalitete dhe i rriti fëmijët e saj në një mënyrë tjetër. Ajo ishte kundër ndarjeve të gjata dhe kjo ishte arsyeja pse Ëilliam dhe Harry udhëtuan së bashku me prindërit e tyre kur ata udhëtonin në vende të tjera. Kur fliste me fëmijët e saj, Diana zakonisht i mbante sytë vetëm drejt tyre. Ajo nuk kishte frikë të shprehte ndjenjat e saj të ngrohta, dhe si nënë vazhdimisht përqafonte në publik fëmijët e saj, pavarësisht faktit se kjo u konsiderua e papërshtatshme në familjen mbretërore. Një tjetër gjë e papërdorur më parë, ishte se trashëgimtarët e fronit marrin mësime në shtëpi dhe jo në një shkollë formale.

Për shembull, princi Charles mësoi nga një mësuese private nga mosha pesë deri në tetë vjeç, por Princesha Diana vendosi t’i rregullonte gjërat ndryshe. Ëilliam dhe Harry u bënë trashëgimtarët e parë të fronit që shkuan në kopësht.

Princesha Diana u përpoq t’u krijonte një fëmijëri normale fëmijëve të saj, duke i shoqëruar kudo dhe duke i lejuar të vishnin xhinse e madje edhe të prdornin transportin public.

Për këtë arsye djemtë ishin të lidhur më shumë me Dianën se sa me babanë e tyre.

Të gjitha këto zakone të vendosura gjatë rritjes së fëmijëve të saj u miratuan nga Princi William dhe pavarësisht se është I zënë dhe udhëton shumë ai shpenzon shumë kohë me fëmijët e tij. Ëilliam dhe Kate shpesh udhëtojnë me fëmijët e tyre, ndjekin kopshtin e fëmijëve, dhe Ëilliam i merr ata me vete.

4. Diana ishte shumë e hapur me njerëz të “rregullt”

Emri i Princeshës Diana është i lidhur drejtpërdrejt me bamirësinë. Ajo nuk ishte e vetmja që vizitoi spitalet dhe bëri punë humanitare, por ajo ishte e vetmja që e bëri atë me sinqeritet dhe sinqeritet ekstrem. Kjo është arsyeja pse publiku e quajti atë ‘Princesha e Popullit’.

Ajo do të përqafonte njerëzit e infektuar me HIV, kur të gjithë ishin të tmerruar nga kjosëmundje dhe vizitoi njerëzit e sëmurë në një koloni lebrozë, luftoi për ndalimin e minave anti-njeri dhe ndihmoi njerëzit e pastrehë dhe të moshuarit. Diana shpejt e la në hije princin Charles, njerëzit e adhuronin atë dhe ajo u bë simboli dhe ikona e brezit të saj. Asnjë person tjetër nga familja mbretërore nuk ka qenë kaq i afërt dhe i lidhur me njerëz të thjeshtë.

5. Ajo nuk kishte frikë t’i zbulonte ndjenjat e saj

Shtypi e ndoqi princeshën Dianën kudo. Paparacët e ndoqën atë në çdo hap dhe çdo gjest që bënte. Pavarësisht nga ky fakt, Lady Diana ishte gjithmonë shumë e sinqertë me gazetarët – nganjëherë edhe shumë se ç’duhej. Në vitin 1995 ajo fshehurazi dha një intervistë ku pranoi se kishte disa vështirësi në marrëdhënien me burrin e saj. Menjëherë pas kësaj, ata u divorcuan. Për fat të keq, martesa e tyre kurrë nuk mund të quhej e lumtur. Princesha Diana nuk kishte turp kur fliste për problemet e saj dhe ndante gëzimet dhe emocionet e saj, gjë që ishte mjaft e pazakontë për anëtarët e familjes mbretërore në atë kohë. Hapja dhe sinqeriteti i saj ishin ndoshta arsyet pse njerëzit e thjeshtë e donin aq shumë.

Për fat të mirë, familjet e djemve të princeshës Diana kanë martesa më të lumtura se e saj. Princat përpiqen të jenë aq të sinqertë sa edhe nëna e tyre, si dhe të flasin për ngjarjet që ndodhin në jetën e tyre me kënaqësi.

6. Diana eksperimentoi me pamjen e saj

Përkundër kodit të rrobave të rrepta që Diana vazhdoi të thyente gjatë ngjarjeve zyrtare, Princesha arriti të dukej gjithnjë elegante, e modës dhe thjesht e bukur. Ajo gjithashtu nuk kishte frikë të eksperimentonte si për shembull me një gjerdan si ai në foto. Lady Diana u bë gruaja e parë në familjen mbretërore që mbante pantallona në një event zyrtare (shembulli i saj është ndjekur në ditët e sotme nga Meghan Markle që i pëlqen pantallonat). Diana e donte ngjyrën e zezë dhe shpesh zgjodhi veshjet me këtë ngjyrë. Pra, Princesha Diana u bë një revolucion i vërtetë në pallatin mbretëror, dhe gjithashtu u bë një ikonë e stilit.

Meghan nuk e kufizon vetën vetëm në pantallona. Duket se kërkesat për veshjet e saj nuk janë aq të rrepta sa veshja e Kate-it, e cila është nëna e trashëgimtarëve të fronit.

Princesha Diana ka ndikuar shumë në monarki, pa e kuptuar edhe vetë këtë.

Familja mbretërore është bërë më e hapur. 20 vjet më parë ishte e vështirë të imagjinohej që Mbretëresha do të transportohej nga një helikopter së bashku me James Bond në ceremoninë e hapjes së Lojrave Olimpike në Londër. Festimet nuk mbahen më në sallat e mbyllura ceremoniale ku dikush mund të hyjë vetëm me ftesë. Në vend të kësaj, ato mbahen para pallatit ku të gjithë londinezët janë të mirëpritur, shkruan JOQ.

Thyerja e protokollit të Dianës u bë pikënisja e një epoke të re për familjen monarke e cila duhej të ndryshonte, të bëhej më e thjeshtë dhe më e hapur. Princesha i tregoi të gjithë botës se anëtarët e familjes mbretërore nuk janë snobë konservatorë, por të si të gjithë njerëzit me gëzimet dhe brengat e tyre.