Era Istrefi del nga spitali: Ndihem e freskët

Këngëtarja Era Istrefi u shtrua në spital pak ditë më parë pasi iu nënshtrua një operacioni për heqjen e apendecitit.

Shëndeti i saj shqetësoi fansat, por mesa duket tani çdo gjë është në rregull për Erën. Këngëtarja ka dalë nga spitali dhe tani duket shumë e shëndetshme.

Lajmi u konfirmua  nga vetë ylli i muzikës në një postim në InstaStory.

“Më në fund jashtë. Ndihem e freskët dhe e motivuar,”-shkruan ajo.