Breshëri ndaj banesës së gazetares, ish-ministri i Brendshëm: Krimi është trimëruar, duhet dorë e fortë!

Gazetarja Klodiana Lala

Reagimet pas sulmit ndaj banesës së prindërve të gazetares Klodiana Lala kanë qenë të shumta, si nga politika ashtu edhe nga kolegët.

Ish-ministri i Brendshëm Dritan Demiraj shpreh solidaritet me gazetaren dhe familjen e saj dhe shprehet se përpjekja për t’i mbyllur gojën mediave dëshmon për gjendjen e rëndë të krimit.

Ai thotë se krimi është trimëruar nga mosndëshkimi dhe sugjeron dorë të fortë.

STATUSI I DEMIRAJT
Të dashur miq,
Ndjehem thellësisht i tronditur për ngjarjen e rëndë që i ka ndodhur gazetares profesioniste/investigative Klodiana Lala.
Solidaritet me Klodianën dhe familjen Lala.
Përpjekja për t’i mbyllur gojën gazetares dhe mediave të pakta të pavarura dëshmon për gjendjen e rëndë kriminale dhe të pakontrolluar të krimit në Shqipëri.
Krimi është trimëruar nga mosndëshkimi.
Duhet dorë e fortë! Kriminelët marrin guxim kur politikanët dhe zyrtarët e lartë të shtetit fyejnë gazetarët me terma si Kazan, etj.
Raportet e Freedom House apo Reporters Without Borders e kanë paralajmëruar qeverinë shqiptare të ketë kujdes me intimidimet kundër medias, por mesa duket çdo gjë që paralajmërojnë të huajt bie në vesh të shurdhët.
Inkurajoj Policinë e Shtetit të kryeje të gjitha veprimet gjurmuese e zbuluese për të mos lënë të pandëshkuar këtë krim të rëndë.
DD, PhD. USA.