Audio-përgjimi, Biba sulmon Biankun: E pranoj, qasje e papërshtatshme

Nënkryetari i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, (KQZ), Denar Biba, këtë të enjte në një deklaratë për mediat, ka sulmuar gjyqtarin shqiptar në Strasburg, Ledi Bianku. “Më vjen keq që Bianku nuk e ndau me mua atë qasje të tij. Ta ndërpriste dhe të thoshte që kjo ishte e papërshtatshme. Bianku nuk e ndërpreu bisedën dhe nuk e shfaqi asnjë shqetësim”.

Biba pranon se biseda që ka zhvilluar me gjyqtarin Bianku, ka qenë “qasje e papërshtatshme” por sipas tij, nuk bëhet fjalë aspak për shantazh. Prokuroria e Përgjithshme ka regjistruar një çështje penale dhe po heton për ushtrim të ndikimit të paligjshëm mbi personat me funksione publike.

Ndërsa dje, Gjykata e Strasburgut në reagimin e saj për “Fax News” deklaroi se Denar Biba ishte zyrtari i afërt me qeverinë në 2014-n dhe se kërkesa ishte për kthimin dhe kompensimin e pronave. Bianku kishte informuar se sjellja e tij (Denar Bibës) ishte e papërshtatshme.

Sipas Gjykatës së Strasburgut për të Drejtat e Njeriut pasi sjellja e Denar Bibës që përfaqësonte qeverinë shqiptare është konsideruar gjyqtari Bianku ka informuar presidentin e gjykatës Dean Spielmann dhe më pas edhe pasardhësin e tij Guido Raimondi, sapo u zgjodh.

Pjesë nga deklarata e Bibës

U kam thirrur për të ndarë komunikimin tim të fundit në lidhje më këtë çështje. Më në fund gjykata e Strasburgut foli, që komifirmojë varianetim tim të së vërtetës. Ai do të mësohet vetëm atëherë kur të bëhet publike audio e plotë. Deri atëherë sikur rezulton edhe nga deklarata e zyrtarit të gjykatës. Unë kam takuar një gjyqtar të gjykatës së Strasburugt dhe i kërkova të na asistonte me dijenitë e tij në lidhje me një kërkesë të Shqipërisë për të mundësuar shtyrjen e afatit të një detyrimi, 2014, kur qeveria sa ishte krijuar mund të falimentonte apo të vendoste në pozitë të vështirë financiat e Shqipërisë. Gjyqtari bisedën, sikur thotë gjykata e ka konsideruar të pa përshtatshme.

Gjykata pranon referimin e anëtarëit të saj për një qasje të përshtatshme, por jo ndikim apo shantazh. Më vjen keq që Bianku nuk e ndau këtë qasje të tij në atë moment dhe të thoshte se mënyra që po i drejtohesha ishte e papërshtatshme.

Askush nuk ka guximin për të publikuar audion e plotë. Fakti që gjykata nuk reagoi atëherë, nuk mbajti asnjë lloj qëndrimi ndaj Shqipërisë tregon sesa i parëndësishme ishte kjo bisedë. Në asnjë lloj rrethane nuk ka qenë e atillë që të shqetësonte gjykatën, ajo u përdor vetëm për teatrin politik shqiptar. Kjo histori po shëndrrohet në shantazh në punën time te KQZ në prag të fushatës zë zgjedhjeve.

Kam vendosur ti drejtohem me letër Presidentit të Gjykatës së të drejtave të njeriut dhe ti shpreh shqetësimin tim për manipulimin e kësaj situate dhe individë që punonin në atë gjykatë, apo struktura të gjykatës që kanë përgjuar pa asnjë lloj mandati dhe paralajmërimi. Jam i bindur se gjykata do të reagojë.