“8 të vrarë në Vlorë, një masakër haluçinante”, Berisha reagon pas deklaratës së Ramës

Ish-kryeministri ka komentuar deklaratën e kryeministrit Edi Rama dje në Shëngjin të Lezhës, kur reagoi për herë të parë për masakrën e Selenicës në Vlorë, e cila tronditi mbarë opinionin më 10 gusht të këtij viti.

24-vjeçari, Ritvan Zykaj vrau 8 kushërinjtë e tij, mes tyre edhe dy fëmijë. Ndërkohë, Rama mbajti një qëndrim krejt indiferent kur u shënua ngjarja e rëndë dhe e cilësoi atë një ngjarje që mund të ndodhë kudo.

Dje foli për herë të parë për të, duke e konsideruar atë si një masakër haluçinante. Ish-lideri i PD, Sali Berisha e dënon ashpër këtë përkufizim dhe jep disa arsye pse ai Rama mban një qëndrim të tillë.

Reagimi i plotë:  

Rama dje ne nje deklarate makaber shpall fajtor tete viktimat e Selenices!

Ai, ne nje rast unik ne bote, jo vetem nuk shprehu ngushellime por perdhosi dje shpirtrat e tete viktimave, i shpalli fajtore per se vdekuri sepse rriten statistiken e te vrareve!

Te dashur miq, ne nje rast absolutisht te pa shembull ne boten e qyteteruar, Edvin Kristaq Rama nuk shqiperoi nje fjale te vetme ngushelluese per tete viktimat e masakres te fshatit Resulaj te Selenices, e cila perberi lajm per mbare mediat e botes por jo per Edvinin!

Nje qendrim i tille mbahet vetem e vetem:

– Kur je i semure psiqik bipolar dhe vuan nga paranoja e pamjekuar. Ne kete rast poli i paranojes te thote se ata jane armiq sepse te demtuan duke rritur statistiken e vrasjeve. Keshtu qe per Ramen nuk ka rendesi se humben tete jete te qytetareve, femije, gra, burra te nje familje te vendit te tij por se ata jane armiq, fajtore se rriten statistiken e vrasjeve ne vend.

Ky eshte dhe shkaku qe ato armiq nuk meritonin ngushellim, por nje qendrim i tille mbahet edhe:

– Kur viktimat jane terroriste apo pushtues dhe ne keto raste dekorohet ai qe i asgjesoi ose,

– Kur je rracist antishqiptar dhe nga urrejtja etnike rraciale ndjen kenaqesi kur vriten sa me shume shqiptare

Ketu me poshte keni deklaraten e djeshme te Edi Rames per tete viktimat e Selenices tre jave pas ejzekutimit te tyre, per te cilet Edvin Kristaq Rama nuk shprehu asnje ngushellim. sb

“Për sa i përket sigurisë, kemi sezonin turistik me shifrat më pozitive. Në rast se nuk do të kishim atë tragjedinë e Vlorë, ku patëm 8 të vrarë, në një masakër haluçinante, do të kishim numrin më të ulët me diferencë të vrasjeve në këtë periudhë. Pa llogaritur faktin që kemi qenë efektivë me këto krimet e vogla”