Vasili: Drejtësia e re është listë çmimesh nga pazari i Ramës

Kreu i grupit parlamentar i LSI-së, Petrit Vasili, shkruan se Drejtësia e re, po ngrihet si listë çmimesh dhe kjo nga pazari i Ramës. Vasili e lidh me çështjen e Gjykatës së Strasburgut, ku me ironi thotë se: ”Nënkryetari i KQZ, që do blinte Strasburgun, do garantojë votat e shqiptarëve”.

Më tej Vasili thekson se drejtësia e re, e cila është kryefjala e qeverisë, po kontestohet nga vetë ndërkombëtarët e OMN-së. Për Vetting-un, Vasili nënvizon se të huajt tani kanë frikë për veten.

”Aq bajate është bërë blerja sa edhe të famshmin Vetting, sa po e kontestojnë vetë ndërkombëtarët e ONM-së, që do të ishin garantë të tij por procesi u qelb aq shumë sa të huaj po kanë frikë për veten”.

Postimi i plotë

Nënkryetari i KQZ, që do blinte Strasburgun, do garantojë votat e shqiptarëve ha ha ha haaaaa…..

Drejtësia e re ka qënë fjala, kryefjala dhe jargavitja e vetme e kryeministrit të paaftë dhe vegjetues. Drejtesia e re e kapur dhe e paguar kryq e themel është një shëmtirë, që mban emrin e këtij kryeministri dhe është katandisur thjesht në një listë çmimesh.

Çdo kokë dhe institucion ka çmimin e tij, pasi për integritet institucionesh apo individësh as që bëhet fjalë gjëkund.

Edhe Gjykatës së Strasburgut, kryeministri ordiner i vuri çmim si dhe çoi tregetarin e tij për ta blerë. Tregetari i Strasburgut është edhe Nënkryetar i KQZ, medemek do garantojë votimin e ndershëm të shqiptarëve ha ha ha haaaaaa.

Me thjesht akoma Drejtesia e Re vendos etiketen e cmimit dhe parate e pista te qeverise shkojne me vrap dhe blejne.

Aq bajate është bërë blerja sa edhe të famshmin Vetting, ssa po e kontestojnë vetë ndërkombëtarët e ONM-së, që do të ishin garantë të tij por procesi u qelb aq shumë sa të huaj po kanë frikë për veten.

Drejtësia e re po ngrihet si listë çmimesh në pazarin e kryeministrit dhe si e tillë ajo është vetëm një Drejtesi Horrash.