Ther me thikë të riun, arrestohet 22 vjeçari në Berat

Policia e Beratit ka arrestuar një 22-vjeçar pasi ka plagosur me thikë një tjetër të ri.

Në pranga është vënë Leonid Hoxha, i cili pas një konflikit goditi shtetasin D.D.

Në njoftimin e policisë thuhet se: “Leonid Hoxha, 22 vjeç, banues në lagjen “Çlirim”, Berat, (i dënuar më parë),  në lagjen “Uznovë”, pas një konflikti për motive të dobëta, goditi me mjet prerës (thikë) shtetasin D.D, 24 vjeç, banues në lagjen “Dëshmorët e Kombit”, Berat, i cili ndodhet jashtë rrezikut për jetën”.

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje”, parashikuar nga neni 88 i Kodit Penal.