Të pëlqejnë stilet e reja! Aurela Gaçe tërbohet me ndjekësen

Që këngëtarja Aurela Gaçe është një prej më energjikeve dhe më të talentuara sot, këtë tashmë e dimë të gjithë dhe s’mund të kundërshtohet.

Diva shqiptare na ka treguar nëpërmjet postimeve të saj në rrjetet sociale se burim i frymëzimit të saj përsa iu përket performancave në skenë është ylli botëror Pink.

Madje edhe ditën e djeshme ajo ka publikuar një foto të këngëtares së njohur amerikane duke performuar në skenë me litarë, dhe ka ironizuar me disa prej komenteve negative që i janë bërë asaj në një video ku në mes të koncertit ishte duke bërë pompa në skenë.

Mirëpo edhe në këtë postim për Pink një ndër ndjekësit i ka lënë një koment që e ka irrituar Aurelën, dhe sigurisht që i ka kthyer një përgjigje tejet orgjinale.

“Pleqëria si fëmija, të pëlqejnë stilet e reja”, i shkruan komentuesi.

I menjëhershëm ka qenë edhe reagimi i Aurelës, e cila i la të gjithë pa fjalë me përgjigjen e saj.

“Edhe ky stil më ka pëlqyer (pleqërinë tregoja plakës tënde). Na fal për përgjigjen, por meqë kështu kemi ardhur që në rini, edhe në pleqëri kemi ngel njësoj”, i është përgjigjur komentuesit Aurela.