Spalleti rikuperon një nga yjet e mesfushës, gati për Bolognën

Luciano Spalletti merr lajme të mira në prag të ndeshjes së tretë në kampionat ndaj Bolognës. Sipas mediave italiane një ndër blerjet kryesore të zikaltërve në këtë merkato vere, Radja Nainggolan është rikuperuar plotësisht nga dëmtimi muskulor që pësoi në miqësoren ndaj Sionit në muajin korrik dhe do të jetë plotësisht i gatshëm për të luajtur që nga minuta e parë në sfidën e kësaj të shtune.

Në stërvitjen e sotme Naiggolan u provua në rolin e mesfushorit të avancuar pas dy sulmuesve që ishin Perisic dhe Icardi. Trajneri i zikaltërve më në fund do të ketë në dispozicion ish-lojtarin e Romës.

Asamoah nuk u stërvit sërish me grupin këtë të mërkurë pas goditjes që mori në sfidën përballë Torinos. Ganezi është në dyshim për sfidën ndaj skuadrës së Filippo Inzaghit.