Son një hap larg ëndrrës për të shmangur regjimin ushtarak

Korea e Jugut ka siguruar një biletë për në finalen e madhe të Kupës së Azisë, pasi ka fituar në gjysmëfinale në shifrat 3-1 ndaj Vietnamit.

Për lojtarët e Koresë së Jugut ka qenë kjo një arritje e jashtëzakonshme. Ata janë kualifikuar në finale dhe nëse e fitojnë kompeticionin, do t’i shmangen shërbimit 18 mujor ushtarak.

Futbollisti më i mirë i jug-koreanëve është Heung-Min Son i Tottenhamit, i cili e ka marrë këtë kompeticion me shumë dëshirë, pasi është shansi i fundit për të shmangur regjimin ushtarak.