Rrëmbim apo vrasje? Zhduken dajë e nip në Shkodër

Dy persona janë zhdukur pa gjurmë prej një jave në Shkodër.

Burime pranë policisë bëjnë me dije se bëhet fjalë për dajë dhe nip.

Mësohet se mesditën e 24 gushtit Merita Mollaj, 38 vjeçe, banuese në fshatin Dobraç, Bashkia Shkodër, ka bërë kallëzim se më 23 gusht, rreth orës 21:15 i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj, Agron Cuf Mollaj, 47 vjeç.

Pas denoncimit të saj u bë shpallja në kërkim policor dhe po punohet për gjetjen e tij.

Ndërkohë disa orë më vonë në të njëjtën ditë, është denoncuar i zhdukur edhe daja i tij Gëzim Hysaj 56 vjeç.

Ka qenë bashkëshortja e këtij të fundit Saimira Hysaj, 45 vjeçe, banuese në fshatin Myselim, Postrribë Bashkia Shkodër, ajo që ka bërë kallëzim se më datë 23 gusht, rreth orës 20:20, i është larguar nga banesa dhe nuk është kthyer bashkëshorti i saj Gëzim Taip Hysaj, 56 vjeç.

Nga ana e policisë pas denoncimit u bë shpallja në kërkim dhe po punohet për gjetjen e tij.