Rikthehen në “News 24” treshja “juventine” Rakipi, Lubonja dhe Bushati

Surprizat në televizionet kryesore të vendit kanë filluar të nxjerrin sekretet e para për lëvizjet e kryqëzuara nga njëri televizion në tjetrin. Deri dje dihet se Blendi Fevziu nuk lëvizi nga TV Klan, ndonëse pati zhurmë të madhe për ikje në “Top Channel”.

E sigurt, pasi është konfirmuar mbrëmë vonë për “Koha Jonë” nga bosi i grupit më të madh mediatik në vend, Irfan Hysenbelliu; mbetet rikthimi i treshes sulmuese “juventine” të emisionit “Të Paekzpozuarit”, Ylli Rakipi, Fatos Lubonja dhe Andi Bushati në “News 24”. Po kështu i njëjti burim thotë për “KJ” se sot Irfan Hysenbelliu do të vendosë mes Eni Vasilit dhe Rudina Xhungës.

Kjo është lëvizja më e madhe deri dje në tregun mediatik, lëvizjet e tjera janë sporadike. Pritet të mësohet se kush do të zëvendësojë emisionin e ditës së enjte në “Top Channel”.