Nuk ia doli dot, humb jetën në spital burri që piu fotoksinë dje

Ka humbur jetën në spitalin e Toksikologjisë në Tiranë 50 vjeçari Sali Leka nga fshati Gjashtë, bashkia Sarandë. Lajmi bëhet i ditur nga bluzat e bardha.

50 vjeçari kishte konsumuar lënde toksike të llojit fostoksinë dhe u transportua me helikopter drejt Tiranës, por nuk mundi t’ja dilte dot.

Ndërkaq, shërbimet policore kanë nisur një hetim për të zbuluar shkakun se pse 50-vjecari ka tentuar t’i japë fund jetës.