Miniera 50 metra larg banesave, policia ndërhynë dhunshëm banorëve

Banorët e fshatit Memlisht në Pogradec kanë kundërshtuar nisjen e punimeve për shfrytëzimin e minierës së hekur-nikelit.

Banorët thonë se punimet, rrezikojnë që të dëmtojnë banesat e tyre. ata shprehen se distanca e banesave me galerinë është vetëm 48 metra dhe se në shtëpitë e tyre ka ende gjurmë të dëmtimeve nga aktiviteti i mëparshëm i shfrytëzimit të minierës.

Gjatë protestës ata janë përplasur edhe me policinë, teksa siç shihet edhe në video një punonjës policie ndërhynë dhunshëm ndaj banorëve, dy prej të cilëve janë shoqëruar në komisariat ndërsa një grua ka mbetur e plagosur.