Juventus nxjerr “armatimet e rënda” për Chievon, Ronaldo dhe Dybala fitojnë sfidën por … (VIDEO)

Te Juventusi janë duke u përgatitur në mënyrën më të mirë për ndeshjen e radhës në kampionat ndaj Chievos. Cristiano Ronaldo është bërë një inspirim për të gjithë, teksa sot në stërvitje futbollistët bardhezi janë ndarë në grupe me nga 2 lojtarë, teksa Ronaldo zgjedho Dybala-n.

Ata po bënin një ushtrim i cili përfshinte krosimin e topit në zonë nga njëri lojtar dhe tjetri që godiste drejt portës me topin pa rënë në tokë. Ndërkohë që në fund Ronaldo dhe Dybala gëzojnë se dolën më mirë se të tjerët, por Matuidi me shokë shkonin nga mbrapa duke mohuar fitoren e tyre në mënyrë gazmore.