Grezda kalon me sukses vizitat mjekësore, mungon vetëm firma me Rangers

Eros Grezdën e ndan vetëm firma me skuadrën e njohur skoceze, Glasgow Rangers. Sulmuesi 23-vjeçar shqiptar ka kaluar me sukses testet mjekësore në klubin e madh skocez dhe së shpejti do të firmosë kontratën me ekipin që drejtohet nga legjenda e futbollit anglez, Steven Gerrard.

Mediat skoceze kanë zbuluar se Glasgow nuk ka hezituar për të paguar klauzolën e largimit të sulmuesit nga Osijeku, që kap shifrën 1.8 milionë paundë.

Gjithashtu dy klubet po negociojnë që skuadra kroate të mbajë 20% të kartonit në rast shitjeje të futbollistit në të ardhmen.