Gafat e Handanovic, Interi mendon për të blerë Strakoshën

Përgjegjësia në dy golat e pësuar në Torino, kanë vënë në diskutim Handanovic, i cili ka përfunduar në qendër të kritikave. Cikli i portierit ek zikaltërit mund të jetë drejt fundit, teksa po mendon edhe për të ardhmen.

Sipas sajtit të specializuar për merkaton, “fichajes”, tre emra janë në listën e Ausilios. Zgjedhja e parë është Thomas Strakosha, i cili ka shkëlqyer në sezonin e kaluar, duke qenë një titullar i padiskutueshëm.

Përveç Strakoshës në listë janë edhe portieri i Ajaxit të Amsterdamit, Onana, dhe ai i PSG, Areola. Sigurisht që “gardiani” kuqezi mbetet alternativë e parë, edhe pse do të jetë shumë e vështirë për të bindur Lotiton.