Facebook sfidon fuqishëm Youtube

Kompania Facebook ka vendosur të sfidojë fuqishëm kanalin Youtube për të marrë sërish përdoruesit që humbi nga skandali i publikimit së të dhënave.

Sot, rrjeti gjigant ka sjellë opsionin e ri “Watch video-streaming” në të gjithë botën. Ky opsion i dedikohet videove, ku konvertohen filma të hedhur nga vetë përdoruesit apo faqet. Kompania ka në plan që të lejojë të gjithë krijuesit që të shfaqin reklamat e tyre, por deri tani e kanë vetëm botuesit e përzgjedhur.

Ndarja e të ardhurave do të jetë 55% për krijuesit dhe 45% për Facebook. Pritet që të bëhen sërish ndryshime për të kuptuar se si funksionon në të vërtetë ky opsion në platformë.