Ëndërroni të studioni në SHBA? Ja njoftimi i rëndësishëm i Ambasadës

Ambasada amerikane bën thirrje për të rinjtë shqiptare që duan të studiojnë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës, që sot në orën 10:00 (ora shqiptare), të bashkohen “për të bashkëbiseduar online me më shumë se 80 universitete në panairin virtual të kolegjeve organizuar vetëm për studentët ndërkombëtarë.

Bisedoni me universitete dhe kolegje, merrni këshilla nga ekspertët se si të filloni me aplikimet, si të shkruani esetë dhe si të përgatiteni për provimet e pranimit”.

NJOFTIMI

Ëndërroni të studioni në Shtetet e Bashkuara? Bashkohuni me EducationUSA dhe CollegeWeekLive sot, ora 10:00 (ora shqiptare), për të bashkëbiseduar online me më shumë se 80 universitete në panairin virtual të kolegjeve organizuar vetëm për studentët ndërkombëtarë. Bisedoni me universitete dhe kolegje, merrni këshilla nga ekspertët se si të filloni me aplikimet, si të shkruani esetë dhe si të përgatiteni për provimet e pranimit. Regjistrohuni tani –> http://edusa.collegeweeklive.com/