Bashkëqeverisja? Braimllari: Shqiptarët të pashpresë, po braktisin vendin

Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Endrit Braimllari, e quan mashtrim deklaratën e kryeministrit Rama, se bashkëqeverisja do ti zgjidh hallet shqiptarëve jashtë Atdheut.

Në një postim në facebook, ai thotë raportet flasin qartë se bashkëqeverisja nuk po funksionon në Shqipëri, pasi shqiptarët çdo ditë e më shumë po brakisin vendin.

”Publikimi i DASH, tregon situatën alarmante të largimit masiv të Shqiptarëve! Në 2018, 367.000 Shqiptarë aplikuan për llotarinë Amerikane! Papunësia, varfëria ekstreme, mungesa e sigurisë publike lidhja e këtij kryeministri me krimin e organizuar po e bëjnë çdo ditë e më shumë të pamundur që shqiptarët të gjejnë zgjidhje dhe shpresë në këtë vend”,-shkruan Braimllari.

Postimi i plotë

Kryeministër qesharak, hajdut dhe i papërgjegjshëm po del tani me teorinë që do ju zgjidhim hallet shqiptarëve përtej Shqipërisë.

Bashkëqeverisja me qytetarët është një mashtrim i ulët, është tallje me qytetarët e këtij vendi. Shqiptarët janë të pashpresë dhe po mbyten në varfëri. Raportet flasin qartë për largimin nga Shqipëria.

Publikimi i DASH, tregon situatën alarmante të largimit masiv të Shqiptarëve! Në 2018, 367.000 Shqiptarë aplikuan për llotarinë Amerikane!

Papunësia, varfëria ekstreme, mungesa e sigurisë publike lidhja e këtij kryeministri me krimin e organizuar po e bëjnë çdo ditë e më shumë të pamundur që shqiptarët të gjejnë zgjidhje dhe shpresë në këtë vend.

O me hir o me pahir, e vetmja rrugë për Shqipërinë është që ai të largohet një orë e më parë. Për këtë nuk ka kompromis. Shqiptarët nuk e meritojnë këtë kryeministër mashtrues dhe të papërgjegjshëm.