Sulmuesi i Barçës huazohet te Dortmundi dhe nis menjëherë stërvitjen (VIDEO)

Sulmuesi spanjoll i Barcelonës, Paco Alcacer është larguar nga klubi katalanas, për t’iu bashkuar gjermanëve të Borussias së Dortmundit.

Palët kanë rënë dakord që ish sulmuesi i Valencias t’u bashkohet verdhezinjve në huazim për 2 milionë euro, me këta të fundit që ruajnë të drejtën e blerjes për 20-25 milionë euro në fund të sezonit të ardhshëm.

24-vjeçari shkëlqeu te Valencia, ku luajti deri në vitin 2016 dhe shënoi 30 gola në 93 takime, ndërsa më pas iu bashkua Barcelonës. Në dy sezone ai luajti shumë pak me katalanët, duke diskutuar 37 takime, shumicën e të cilëve vetëm për pak minuta, ndërsa arriti të shënojë edhe 10 gola.