Rama e takoi në “Juventus Stadium”, por Braçes i vjen fanella e Ronaldos me autograf (FOTO)

Kryeministri Edi Rama dhe deputeti i Partisë Socialiste, Erjon Braçe, janë të dy tifozë “të thekur” të Juventusit.

Njëri bëri foto me yllin e skuadrës, Cristiano Ronaldo, gjatë vizitës së tij në Juventus Stadium me ftesë të Presidentit Andrea Agnelli, ndërsa tjetrit i ka ardhur fanella e portugezit në shtëpi.

Në fundjave, kreu i qeverisë postoi një foto pas takimit me 5 herë fituesin e Topit të Artë në ambjentet e stadiumit.

Sot deputeti socialist, Erion Brace ka postuar nje foto në Instagram, me nje bluzë të Cristiano Ronaldo-s të firmosur.

“Kur te vjen vllai nga jashte shteti dhe te sjell dhurate Bardh e Zi!,” shkruan Braçe