Një sherr me grushta e shkelma ka ndodhur në Tiranë, tek Petro Nini.
Policia bën me dije se ka shpallur në kërkim një shtetas pasi ka qëlluar me sende të forta një 38-vjeçar.
Shtetasi me inicialet D.M 38 vjeç gjatë një sherri në rrugën “Petro Nini Luarasi” ditën e djeshme, ka goditur me grushta dhe sende të forta 23 vjeçarin me inicialet A.C, banues në Tiranë.
Sakaq, materialet janë referuar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme hetimore.
NJOFTIMI I POLICISË:
Më datë 27.08.2018, u referuan materialet në Prokurorinë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë dhe punohet për kapjen e shtetasit D.M., vjeç 38, banues në Tiranë, pasi në rrugën “Petro Nini Luarasi”, ka goditur me sende të forta, shtetasin A.C., vjeç 23, banues në Tiranë. Neni 89 i Kodit Penal.