Milinkovic-Savic sërish në merkato, PSG bën gati ofertën për ta rrëmbyer

Sergej Milinkovic-Savic vijon të mbetet në merkato, edhe pse e ka nisur sezonin e ri me Lazion. Mesfushori serb ka tërhequr vëmendjen e disa klubeve mund të transferohet në Francë.

Sipas sajtit francez “le10sport.com”, drejtori sportiv i klubit parisien, Antero Henrique, takoi në Paris ndërmjetësin Pini Zahavi dhe Zoran Vekic, një nga dy menaxherët e futbollistit (tjetri është Mateja Kezman).

Presidenti i bardhekaltërve, Claudio Lotito nuk e lë të largohet mesfushorin nga skuadra për më pak se 100 milionë euro. Oreksi i tij shkon deri në 150 milionë euro, por sipas medieve franceze, parisienët mund t’ia marrin atij për më pak.

Të premten është afati i fundit i merkatos por PSG-ja i ka të gjitha mundësitë që të paguajë shifrën e kërkuar nga bardhekaltrit. E vërtetë, që klubi lacial do të përfitonte një shumë të majme, por nga ana tjetër do të humbte një futbollist të talentuar.