Komuniteti katolik reagon pas pranimit të refugjatëve: Vepruat sipas Biblës!

Vendimi i qeverisë shqiptare për të strehuar 20 emigrantë eritreas që ndodhen në brigjet Italiane, është vlerësuar edhe nga komunitetit fetare.

Në një letër drejtuar Ministrit për Evropën dhe Punët e Jashtme Ditmir Bushati, Arkipeshkvi i Tiranë-Durrës Mons George Frendo shpreh mirënjohjen e tij për këtë veprim e ndër të tjera kërkon që të zhvillojë dhe një takim me këtë grup në Tiranë.

Në letër, Mons George Frendo shkruan se i kanë bërë shumë përshtypje fjalët e Bushatit” dikur ishim ne ata eritreanët, që vuajnë prej ditësh e netësh në mes të detit, në pritje që të zgjohet Europa!”, vargje të cilat- vijon George Frendo- më kujtojnë rreshtat e biblës, “mos e shfrytëzo e as mos e shtyp të huajin, sepse edhe ju qetë të huaj në dheun e Egjiptit”.

Mons George Frendo thekson se shqipëria i ka dhënë një shembull shumë vendeve të cilat kanë më shumë mundësi sesa shqipëria.

cc61e1ec-99e4-42f6-b0c4-9575751d6c7c