Juventus “feston” për rrjetën e Ronaldos, roveshata e CR7 shpallet goli më i bukur i vitit (VIDEO)

Një gol që nuk mund të bëjë më keq. Juventusi “feston” sepse roveshata e Cristiano Ronaldos në Champions Leasgue me fanellën e Realit është përzgjedhur si goli më i bukur i vitit.

Rreth 200 mijë përdorues të faqes “Uefa.com” kanë përzgjedhur golin e portugezit, nga 346 mijë vota në total. Një moment shumë i rëndësishëm që solli në Torino duartrokitjes e të gjith tifozëve, nga ku lindi ideja e transferimit të Cr7 në Torino.

Cristiano Ronaldo ka thyer konkurrencën e Dimitri Payet në fitoren 5-2 të Marsejës ndaj Leipzigut në Europa League, ndërkohë që në vendin e tretë është renitur spanjollja Eva Navarro me golin e shënuar në kommbëtare në Europianin e U-17, në fitoren ndaj Gjermanisë.

Goli i Ronaldos ndjek atë të Mario Mandzukic, i cili sezonin e kaluar u shpall si më i bukuri. /Koha Jonë/