Ilegalisht drejt Britanisë së Madhe. Kapen 8 shqiptarë me gomone në Belgjikë

Tetë shtetas shqiptarë janë ndaluar nga policia në Belgjikë, pasi dyshohet se po përgatiteshin për të hyrë ilegalisht në Britaninë e Madhe.

Në pranga ka rënë një 47-vjeçar grek, pronar i gomones me flamur belg të gjetur në brigjet e qytetit Zeeland në Colijnsplaat.

Sipas mediave belge, të tetë personat të dyshuar shqiptarë, u gjetën në kabinën e mjetit lundrues gjatë kontrillit, dhe kishin për destinacion final kalimin në mënyrë ilegale drejt Anglisë.