Haradinaj: Nëse Thaçi e ka seriozisht, kemi probleme në Kosovë

Kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj deklaroi sot pas pas mbledhjes së qeverisë, se Presidenti Hashim Thaçi nuk ka mandat që të diskutojë për kufijtë e Kosovës.

“Unë besoj që Presidenti po i bën këto deklarata në kuadër të retorikës. Serbia po e kërkon veriun e Kosovës dhe Presidenti po kërkon diç. Mund ta kërkojë Nishin, Luginën e Preshevës. Kjo e Thaçit ashte kundër-retorikë, nëse është ndryshe atëherë kemi probleme serioze në Kosovë”, tha Haradinaj.

Sipas Haradinajt, diskutimi për kufijtë “është kthim mbrapa, është humbje”. “Janë 20 vjet përpjekje të NATO-s për stabilitet… Çdokush duhet ta kuptojë se është duke e rrezikuar stabilitetin në Kosovë e në rajon”, tha Haradinaj.