Atentati mafioz në Lezhë, 35 vjeçari u qëllua për prishje të pazareve të drogës

35 vjeçari Arben Gjini, u plagos rëndë mbremjen e djeshme gjatë një  atentati të denjë për një skenar filmi. Gjini pas një konflikti në një lokal në ishull Lezhë, i është organizuar një pritë nga disa persona ende të paidentifikuar.

Mendohet se atentati ka lidhje me të shkuarën e tij, si një ish trafikant i lëndëve narkoti ku para 3 vitesh edhe u ekstradua nga Italia drejt Shqipërisë.  Dyshohet se arsyeja kryesore është prishja e pazarëve të drogës me personat që tentuan ta vrisnin.

35 vjeçari gjatë atentatit u plagos me plumb në këmbë dhe shpatull. Ndërkaq mësohet se Gjini  është jashtë rrezikut për jetën në Spitalin e Traumes në Tiranë.

Autorët në Kolsh – Lezhë, kanë djegur mjetin tip Benz, i denoncuar i vjedhur,  i cili dyshohet se është përdorur gjatë atentatit.