Testamenti i McCain: Trump të mos vijë në varrimin tim. Obama dhe Bush do flasin për të

Senatori amerikan John McCain, i cili ndërroi jetë të shtunën, ka kërkuar që në ceremoninë mortore të flasin ish-presidentët e SHBA-ve Barack Obama dhe George W. Bush.

Mediat amerikane theksojnë se McCain në testament ka theksuar se nuk dëshiron praninë e presidentit të tanishëm të SHBA-së Donald Trump në funeralin e tij.

Sipas New York Times të shtunën, anëtarët e rrethit të brendshëm “kanë njoftuar Shtëpinë e Bardhë se plani për funeralin e tij ishte që zv.presidenti Mike Pence të merrte pjesë në ceremoninë që do të mbahet në Katedralen Kombëtare të Uashingtonit, por jo Presidenti Trump”.

McCain ka qenë një kritik i ashpër i Trump brenda qarqeve republikane dhe nuk kishte marrëdhënie të mira me të.

Trump u mjaftua me një mesazh ngushëllues që ia dërgoi familjes McCain përmes Twitterit.
Zyra e senatorit të ndjerë McCain ka njoftuar se varrimi i tij do të mbahet më 2 shtator në varrezat e Akademisë Detare në Mayland.