Spalleti: Ronaldo vlerë e shtuar për Seria A, nuk e kuptoj Interin

Ish-trajneri i kombëtares italiane, Cesare Prandeli ka dhënë opinionin e tij për transferimin e Ronaldos te Juventusi si dhe situatën e vështirë në të cilën po kalon Interi.

“Ronaldo është një vlerë e shtuar jo vetëm për Juventusin, por për të gjithë kampionatin italian. Nuk ia kam merakun Allegrit për ta vënë në kushtet e duhura, për të shënuar dhe shkëlqyer, pasi ai është një trajner që di të marrë më të mirën nga lojtarët. Për Interin duhet të pyesni Spallettin, pasi është e pakuptueshme, që pas 45 minutave mjaft të mira, skuadra të bjerë në atë mënyrë.

E ardhmja? Kam marrë shumë eksperiencë edhe jashtë Italisë, por kam kuptuar se nuk bëjnë për mua. Kam shumë energji dhe mezi pres që të rifilloj, të drejtoj një skuadër në kampionatin italian”, deklaroi Prandelli.