Rusi, dënohet me 30 ditë burg opozitari Alexei Navalny

Alexeï Navalny u dënua sot në Moskë me 30 ditë burg, për një protestë pa leje të organizuar në muajin janar, kur duhen vetëm dy javë nga protestat e njoftuara kundër projekt-reformës së pensioneve.

”Navalny u shpall fajtor për shkelje të ligjit bazuar në nenin 20.2 të Kodit Penal (shkelje të përsëritur të dispozitave për organizimin e protestave publike) dhe u dënua me 30 ditë burg”, deklaroi gjyqtari Alexeï Stekliev.

Të shtunën, opozitari u arrestua përpara shtëpisë së tij në Moskë dhe u shoqërua në një rajon policie, më pas në spital, për një frakturë të gishtit në momentin e arrestimit.

“Kjo është një procedurë e çuditshme që ka për qëllim, të më pengojë të marrë pjesë në përgatitjet e protestave në rang kombëtar, kundër rritjes së moshës së daljes në pension”, u mbrojt Navalny gjatë seacës.