Romy Schneider rrëfen mes lotësh: “Nëna ime ka bërë seks me Hitlerin”

6 - Romy Schnider fu protagonista a soli 17 anni di Sissi, primo film della trilogia che tra il 1955 e il 1957 la rese famosa (vista da piu' di 25 milioni di persone). La grande fama si trasformo' pero' presto in un peso per Romy, che si sentiva oppressa, e inquadrata in un ruolo. ANSA

Një Romy Schneider, që flet nën zë, qan papritur dhe bën një rrëfim të fortë: Ishte e bindur që nëna e saj Magda Schneider, kishte bërë seks me Hitlerin. Është ky tregimi që interpretuesja e famshme e Sissi, ka bërë në një dokumentar, që do të transmetohet në 16 shtator në Arte, publikuar paraprakisht nga e përditshmja gjermane “Bild”.

Në kasetën e intervistës, të padëgjuar më parë, është rrëfimi që ajo i ka bërë Alice Schwarzer, në 12 dhjetor të 1976, për revistën “Emma”.
Është pikërisht ajo, feministja e njohur gjermane që tregon, sipas tabloidit, që artistja ‘ka qenë e bindur që nëna e saj ka bërë seks me Hitlerin”.
Rrëfimi është në frëngjisht sepse pas 6 vitesh në Paris, frëngjishtja për të ishte bërë si ‘gjuha e nënës’.

Prej pak kohësh e martuar me Daniel Biasini, gruaja duket konfuze, sepse pas pak momentesh fillon të qajë: ’Përse nuk duhet të qaj, unë s’jam një supermane?”.

Më pas bërtet, rebelohet. Ajo tregon fakte të jetës së saj private deri tani të panjohura: Burri i dytë i nënës së saj kishte tentuar më shumë se një herë të shkonte me të në shtrat dhe Romy shkonte në tualet për ta evituar. Në intervistë, artistja tregon se sa vuante në Paris në atë kohë, që nuk kishte më role të rëndësishme: “Isha shumë ziliqare. Mendoja vetëm: Cdo të bëhet tani me mua? Ky është zanati im”.

Por pse pikërisht tani del në dritë ky dokumentar?
Është pikërisht Alice Schwarzer që ka thënë: Ishte Romy Schneider, që sot duhet të ishte 80 vjeç, që ka thënë të mos flitet më për këtë gjë.

‘Unë nuk fola me asnjë për të gjitha këto, sepse respektova vullnetin e saj. Por për të kuptuar dëshpërimin, ndjeshmërinë, vulnerabilitetin, duhet të dihet edhe kjo dhe tani është mirë ta themi’, ka treguar Alice.

Me nënën Magda, Romy Schneider kishte një raport të komplikuar: Nuk e fali kurrë- shkruan gjithmonë Bild- që i kishte bërë një vizitë Hitlerit në Obersalzberg, vendi ku diktatori nazist kishte rezidencën verore.

Nga regjistrimi del në pah edhe brishtësia e Romy, që disa vite pas këtij rrëfimi vdiq në 29 maj 1982, në moshën 43-vjecare.
Menjëherë u shpërnda lajmi i vetëvrasjes. Schneider ishte e shkatërruar nga alkooli, nga një tumor në veshka, por mbi të gjitha nga zhdukja e papritur e djalit të saj David, 14 vjeç.
Pas autopsisë në trupin e artistes u zbulua që ajo kishte pësuar një infarkt./BW