Papa nuk arrin të qetësojë zemërimin irlandez mbi abuzimet seksuale

Duke dhënë Meshën në Dublin, Papa Françesku dha një fjalim të paplanifikuar për abuzimin seksuale të fëmijëve nga ana e priftërinjve para qindra mijëra besimtarëve duke kërkuar falje.

Por vetëm 3 milje larg, poshtë lumit Liffey, irlandezët u mblodhën në protestë në Garden of Remembrance duke thënë se fjalët e Papës nuk e qetësonin tërbimin e tyre për numrin e madh të abuzimeve në kishën në Irlandë.

“Jam i sigurt se Papa ishte i sinqertë në fjalët e tij, por falja që kërkoi duhet të ndiqet nga veprimi,”-tha Jenny Moore-Mcgowan, duke mbajtur një poster që lexonte: “Ndjesa nuk është e mjaftueshme.

Në Irlandë nuk do të ndodhin këto abuzime më kurrë. Jeta e njerëzve për breza me rradhë u shkatërrua. Jo vetëm e njerëzve që ishin në instituticionet e shkollave, Laundries Magdalene, shtëpisë së fëljës, por për fëmijët dhe nipërit e tyre. U zhvillua në këtë vend si virus.”

Vizita e Papës në Irlandë erdhi mes një përshpejtimi intensifikues mbi një krizë globale të abuzimit seksual të priftërinjve, duke ndjekur raportet e dyshimta në Shtetet e Bashkuara, Kili dhe Australi.