Nuk ju bind urdhrit për ndalim të patrullës së policisë, arrestohet futbollisti francez

Sulmuesi i skuadrës franceze të Montepellier, Andy Delort është arrestuar pasi refuzoi ti bindej urdhërimit për ndalim të patrullës së policisë. Ai u arrestuar pasi makina e tij 4×4 ishte duke u drejtuar nga një person i cili nuk kishte patentë, raporton gazeta e franceze “Midi Libre”.

Shoferi kishte tentuar t’i shmangej policisë, ndërsa me lëvizjet e tij vendosi në rrezik jetën e efektivëve të policisë. Por në momentin e ndalimit sulmuesi i Montepellier vijoi të ofendojë oficerët e policisë.

“Nuk ndaloj, unë i fitoj 150 mijë euro në muaj”, ishin fjalët e futbollistit të njohur.