Neymar, vizitë surprizë në stërvitjen e Barcelonës

Neymar Junior ka vizituar paraditen e sotme shokët e tij te Barcelona gjatë seancës stërvitore në Sant Joan Despi. Ylli brazilian së bashku me Gerard Pique dhe lojtarin e Espanyol, Sergio Garcia do të shkojë te Hotel Arts në Vila Olimpica, për të realizuar një reklamë për PokerStars.

Prania e 25-vjeçarit në kampin katalanas sjell një kureshtje të madhe, për shkak të thashethemeve të verës, që e lidhnin me një rikthim në La Liga, por me fanellën e Real Madrid.

Sulmuesi i Seleçaos këmbënguli se do të vazhdojë të jetë pjesë e Paris Saint Germain edhe këtë sezon. Gjigantët francezë kanë paguar 222 milionë euro për ta marrë nga “Camp Nou” një vit më parë. Nuk është hera e parë që Neymar viziton miqtë e tij që ka pasur te grupi blaugranëve për katër sezone.