Moti, shtatori si gushti. Suprizë dhjetori

E diela e fundit e muajit gusht ka sjellë ulje temperaturash, të cilat kanë vijuar edhe gjatë së hënës. Çfarë do të ndodhë me temperaturat në ditët e mbetura të gushtit?

Meteorologia Tanja Porja përgjigjet: ”Shira të dobët në pjesën më të madhe të Shqipërisë, ndërkohë që priten rebeshe të përkohshme në zonat qendrore dhe juglindore. Këto kushte do të na shoqërojnë deri në orët e vona të pasdites së sotme dhe më pas gradualisht pritet kthjellimi i motit në zonat perëndimore, por edhe gjatë natës dhe ditën e martë pritet kthjellimi i motit në të gjithë territorin shqiptar. E mërkura deri në fundjavë ka rritje të lehta të temperaturave, pra rikthehen sërish temperaturat e larta”.

Ndërkohë, moti në muajt e tjerë të vitit 2018 do të jetë surprizues në territorin shqiptar: ”Dhe muaji shtator parashikoj në fakt që të jetë më i ngrohtë sesa një shtator normal, duke qenë se ka pasur një aktivizim të fenomenit gjatë muajit gusht, pritet që deri në fund të 2018 kjo anomali do të sjellë më shumë reshje, si dhe dhjetori që është muaji i parë i stinës së dimrit parashikoj të jetë më i ngrohtë se një dhjetor normal”.