Mediu takon Haradinajn – Ja çfarë diskutuan

Kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu, ka zhvilluar një takim ditën e sotme me kryeministrin e Kosovës, Ramush Haradinaj.

Ka qenë vetë kreu i PR-së, i cili na ka bërë të ditur këtë takim. Me anë të një postimi në rrjetet sociale Mediu shkruan se gjatë takimit me Haradinajn diskutoi rreth situatës shqetësuese dhe dialogut Kosovë-Serbi.

Ja çfarë shkruan Mediu:

Takim miqesor me Kryeministrin Ramush Haradinaj

Diskutuam rreth situates shqetesuese te dialogut me Serbine dhe idese te ndryshimit te kufijeve I cili krijon problem per ardhemerine e Kosoves.