Legjendari Sylvester Stallone gati për ”Rambo 5”

Legjendari Sylvester Stallone po përgatitet për t’u rikthyer në rolin e John Rambo në kapitullin e pestë të filmave “Rambo”.

Ylli i filmave aksion postoi një video në rrjetin social “Instagram” ku tregon se ka nisur të stërvitet për t’u bërë gati për xhirimet e filmit të shumëpritur. “Duke u përgatitur për Rambo, edhe pse ke arritur një moshë të caktuar nuk do të thotë se duhet ta ndjesh atë moshë! Vazhdoni me pompat, vazhdoni të grushtoni!”, shkruan 72-vjeçari.

Historia e “Rambo 5” do të zhvillohet në Meksikë dhe do të tregojë John Rambo, i cili do të bashkohet me një gazetar kundër një bande të trafikimit të qenieve njerëzore, të cilët kanë rrëmbyer një grup vajzash lokale.
Më parë ishte raportuar se Rambo do të përballej me një kartel droge pasi vajza e tij u rrëmbye. Është ende e paqartë nëse vajza e tij do të jetë një nga të rrëmbyerat në historinë e re.