Era Istrefi shtrohet me urgjencë në spital, përfundon në sallën e operacionit

Këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi është shtruar me urgjencë në spital me kriza të forta dhe dhimbje barku. Pas kontrollit, mjekët atë e kanë dërguar menjëherë në sallën e operacionit. Ata kanë konstatuar se Istrefi ka pasur probleme me apendisitin.

Era nuk e ka zmadhur gjendjen e saj por i ka sqaruar fansat e saj se është mirë dhe operacioi shkoi shumë mirë. Pa e shfaqur fytyrën e saj pas operacionit në një video që publikoi në “Instastory”, Era Istrefi tregon në dy gjuhë, shqip dhe anglisht, se ka operuar apendisitin, por është mirë dhe se ë shpejti do t’i kthehet muzikës me këngë të reja.

Në një foto të publikuar nga Prive, shihet vajza e motrës së saj, këngëtares Nora Istrefi, teksa bën rolin e mjekut. “Doktoresha Renee erdhi të më vizitojë mua dhe Peppa (Pig – karakter i filmave të animuar)”, shkruan në mbishkrimin e fotografisë.