Bomba të rreme dhe aktorë të vdekur, spiuni që shpëtoi qindra jetë… por i kushtoi atij vetë

Në një ditë kur katër bomba tashmë kishin tronditur Bagdadin, një makinë e parkuar në një rrugë ishte e ngarkuar me eksploziv dhe e gatshme për të shkaktuar më shumë kërdi.

Menjëherë pas kësaj, tymi i zi u ngrit në qiell dhe viktimat u shpërndanë në dysheme. Disa dukeshin të vdekur, të tjerë u plagosën.

Për çdo vendas që u pengua në skenë, kjo ishte një nga tmerret e dukshme.

Por të gjitha nuk ishin ashtu siç dukej, sepse kur makina shpërtheu, rruga ishte e zbrazët.

Pas “shpërthimit”, të plagosurit u shtrinë në tokë…duke marrë pozicionet si aktorë të trajnuar mirë.

Fuqia e bombës origjinale ishte zëvendësuar nga një pajisje shumë më e vogël, e projektuar për të mashtruar dhe jo për të shkatërruar.

“Hileja” ishte puna e kapitenit Harith al-Sudani, pjesë e një prej qelizave të fshehta të Falconit të Irakut, i cili arriti të depërtojë në radhët më të larta të Shtetit Islamik.

Kur pamjet u bënë në vitin 2016, ai ishte 14 muaj në një nga operacionet më të rrezikshme në botë.

Ndërsa paraqitej si xhihadist, puna e tij me grupin terrorist ishte që të transportonte bomba në objektiva specifike përpara se t’i shpërthente.

Por në realitet, babai i tre fëmijëve i dorëzoi ato për t’i çaktivizuar, pastaj për të hedhur në shesh shpërthimet dhe viktimat, në mënyrë që udhëheqësit e IS-it të besonin se komplotet e tyre të sëmura kishin pasur sukses.

Pas shpërthimit të bombës në lagjen Al-Hurriyah në veri-perëndim të Bagdadit, policia irakiane lëshoi një deklaratë duke thënë se së paku dhjetë persona ishin vrarë dhe 34 ishin plagosur. Ata thanë se sulmi kishte shënjestër një treg fruta-perimesh në një rrugë tregtare.

Duke menduar se një komplot terrorist vrasës ishte kryer siç ishte planifikuar, agjencia e lajmeve Amaq e lidhur me IS-në kishte marrë përsipër bombardimet.

Por “sulmi” – përfshirë ardhjen e viktimave të rreme – ishte kapur në kamerat e sigurisë nga një ndërtesë fqinje, dhe pamjet më pas u zbuluan. Zyrtarët e sigurisë mbyllën thashethemet për një mashtrim, me disa që pretendonin se skena ishte në fakt një film.

Vetëm tani, me agjentin heroik të dyfishtë të vdekur, e vërteta mund të zbulohet.

Kapiten al-Sudani, i konsideruar si një nga spiunët më të mëdhenj të Irakut, devijoi 30 sulme automjetesh dhe parandaloi 18 sulme vetëvrasëse.

Babai i tij Abid, tha: “Ai shpëtoi jetën e shumë njerëzve. Ai donte t’i shërbente vendit të tij.

Javë pasi bomba e makinës u kap në kamera, 36-vjeçari al-Sudani, një ish-teknik kompjuteri, i dërgoi një tekst babait të tij në prag të vitit të ri.

“Lutuni për mua”, shkroi ai, ndërsa tregoi për misionin e tij të parafundit në tregjet e Bagdadit lindor.

Në janar 2017, pas 16 muajve në fshehtësi, kapiteni al-Sudani mori atë që do të ishte misioni i tij përfundimtar.

Këtë herë ai u urdhërua në një shtëpi-fermë të largët jashtë Tarmisë, në veri të Bagdadit, më pas një fortesë e ISIS. Ai hyri në ndërtesë dhe nuk doli më kurrë.

Më pas u dha urdhër për një operacion shpëtimi për të. Një oficer irakian u vra në bastisje, por nuk kishte asnjë shenjë të kapitenit al-Sudani.

Skeda e lëshuar nga IS në gusht 2017 tregon momentin që oficerët e inteligjencës irakiane besojnë se ai ishte ekzekutuar. Nuk dihet se sa kohë u mbajt në robëri, edhe pse ka të ngjarë që u torturua. Kapiten al-Sudani mendohet të jetë një nga katër të burgosurit, me sy të lidhur dhe të veshur me kostume portokalli, duke u qëlluar në një zonë të pyllëzuar në videon e propagandës së IS.

Djali i tij 12-vjeçar, Moamal, i tha një kanali televiziv lokal më parë këtë muaj: “Babai im kalonte shumicën e kohës në punën e tij. Ne i kërkuam të qëndronte në shtëpi me ne, por ai thoshte ‘Nuk mundem, vendi ynë është më i rëndësishëm’.

‘Ai u bashkua me ISIS për të shkatërruar komplotet e tyre. Ne jemi shumë krenarë për të”.

/