BE kundër Rusisë për kthimin e refugjatëve: Siria dhe Assad nuk janë të sigurta!

Bashkimi Evropian nuk beson se Siria është e sigurt për t’u kthyer refugjatët sirianë, thanë zyrtarët në Bruksel  lidhur me përpjekjet e Rusisë për të kthyer refugjatët në një vend të shkatërruar nga lufta, duke i bërë thirrje bashkësisë ndërkombëtare që të kontribuojë në rindërtimin e saj.

Ministrat e Jashtëm evropianë do ta diskutojnë këtë çështje gjatë takimit të tyre në Austri brenda javës.

Zyrtarët evropianë presin që BE të mos kontribuojë me fonde për të rindërtuar Sirinë, pasi presidenti sirian Bashar al-Assad ka mbështetje ushtarake nga Rusia dhe Irani dhe nuk ndan pushtetin me opozitën.

Presidenti rus Vladimir Putin tha më parë këtë muaj, para takimit me kancelaren gjermane Angela Merkel, se duhet mundësua kthimi i refugjatëve sirianë në shtëpitë e tyre.

“Por nuk ka kushte të tilla, Rusia dëshiron që ne të paguajmë për të, por Siria dhe Assadi nuk janë të sigurta”, tha një zyrtar i BE.

BE mbështet grupet e opozitës siriane në konfliktin e armatosur që zgjat prej më shumë se 7 vitesh dhe që ka përfshirë shumë personazhe.

Zgjatja në vite ka ardhur kryesisht për shkak të mos gjetjes së dakordësisë nga ana e forcave ndërkombëtare dhe rajonale rreth mënyrës sesi do të përfundojë ky konflikt i armatosur.