Ariana Grande dhe Pete Davidson shkëmbejnë një puthje pasionante në skenë

Ariana Grande dhe Pete Davidson e tregojnë dashurinë e tyre tashmë kudo. Javën e kaluar në MTV VMAs ata bënë daljen e tyre të parë si çift në tapet të kuq ndërkohë që këtë të shtunë kanë dhënë një puthje pasionante në publik.

Ariana dhe Pete kanë qenë pjesë e “Sweetener Sessions Show” në Los Angeles. Pete e ka mbështetur dhe përkrahur gjatë kohës që ajo performonte këngët e albumit të saj “Sweetener”, jo vetëm kaq po ka qenë vetë ai që e ka prezantuar përpara publikut.

“Sot do të jetë një natë e mrekullueshme. Më lini t’ju prezantoj me “vajzën time” “,- është shprehur Pete ndërkohë që drejt skenës u shfaq Ariana Grande.

Këngëtarja performoi disa nga këngët e saj të fundit si “God is a woman” apo “No tears left to cry” ndërkohë që u tregoi fansave që e ndjente veten me shumë fat dhe të lumtur që kishte pranë të fejuarin e saj dhe publikun që e do kaq shumë. Sigurisht që prezenca e dyshes nuk mund të kalohej kaq lehtë ndaj spektaklin e vërtetë e dhanë vetë protagonistët duke dhuruar një puthje e cila u shoqërua me duartrokitje nga të gjithë të pranishmit.