Ambasada kujton vizitën e senatorit John McCain në Tiranë (FOTO)

Ambasada amerikane në Tiranë, ka përcjellë një mesazh ngushëllimi për ndarjen nga jeta e senatorit republikan John McCain. Në një postim në facebook, ambasada kujton edhe vizitën e tij në Shqipëri në prill të vitit të shkuar, ku ai vuri theksin në rëndësinë e marrëdhënieve të forta midis SHBA dhe Shqipërisë.

“Përcjellim ngushëllimet tona më të thella për ndarjen nga jeta të Senatorit të Shteteve të Bashkuara John McCain, i cili ia përkushtoi jetën e tij shërbimit ndaj vendit tonë, nga Marina e Shteteve të Bashkuara deri në Kongres. Ishte nder për ne të mirëprisnim Senatorin McCain në Shqipëri, kur në prill të 2017 ai vuri theksin në rëndësinë e marrëdhënieve të forta midis SHBA dhe Shqipërisë”, shkruhet në njoftimin e ambasadës së SHBA në rrjetet sociale.