Volej femra/ Kombëtarja për turp, humb edhe përballë Zvicrës

Kombëtarja e Shqipërisë në volejboll për femra u mund 3-0 (25-19, 25-22, 25-10) nga Zvicra, në ndeshjen e katërt eliminatore të Kampionatit Europian, Grupi B, sfidë e luajtur sot pasdite në sallën sportive “Feti Borova”, pranë Tirana Olimpik Park. Kjo është humbja e katërt e Shqipërisë në këtë event në katër ndeshje të luajtura deri më tani, ku ende nuk ka fituar asnjë sfidë.

Shqipëria bëri në përgjithësi një ndeshje të mirë, duke rivalizuar në shumicën e kohës, por grupi i ri i vajzave që po luan në këtë event ende nuk ka përvojën e duhur edhe pse këto sfida po e rritin ndjeshëm nivelin e skuadrës kuqezi. Dy ndeshjet e radhës së së eliminatoreve të Europianit, ndaj Austrisë e Kroacisë, do të luhen në janar të 2019-ës.