Tayna gjen kohë për relaks, mahnit fansat me linjat e saj

Tayna mund të cilësohet si artistja e re që bëri më shumë bujë në tregun muzikor këtë verë. Reperja hyri fuqishëm në skenën e muzikës shqipe nga ku zhvilloi dhe shumë koncerte.

Por ajo ka gjetur pak kohë për t’u relaksuar nga gjithë këto angazhime.

Këngëtarja ka ndarë disa nga momentet e relaksit me fansat e saj në Instagram ku ka tërhequr vëmendjen me linjat që zotëron.

Ajo ka pozuar me bikini, ndërsa fotografitë e publikuara kanë marrë dhjetëra mijëra pëlqime.

Kujtojmë që Tayna depërtoi fuqishëm në skenë më hitin e saj, “Columbiana”, që e realizoi në bashkëpunim me Don Phenom e ndërsa ka realizuar dhe dy hite të tjera si “Shqipe” apo dhe “Fake” të cilin e publikoi pak javë më parë.