Është në krye të Premier League, Klopp habit: Jemi në gjendje të rëndë!

Salah i dhuroi dje Liverpoolit fitoren tretë në kampionat, duke e ngjitur në krye të renditjes, por jo të gjithë kanë mbetur të kënaqur nga ky sukses. Trajneri Jurgen Klopp ka mbetur i zhgënjyer nga loja e lojtarëve të tij, dhe këtë gjë e ka shprehur edhe në intervistën për mediat angleze.

“Skuadra duhet të shprehë potencialin që ka dhe të arrijë pritshmëritë që njerëzit kanë. Nëse kjo është ndeshja më e mirë që mund të bëjmë, atëherë jemi në gjendje të rëndë. Ky Liverpool nuk më pëlqen, duhet të përmirësohemi. Duhet të luftojmë, e të japim më të mirën tonë gjithmonë”, deklaroi Klopp.

Ish-trajneri i Dortmundit ka një ide krejtësisht tjetër për futbollin. Një tjetër fakt që të bën habi është fitorja e Liverpool 1-0, një skuadër që këtë sezon nuk ka pësuar asnjë gol.