Aksident i rëndë/ 18 vjeçari në gjendje kritike për jetën! Detajet

Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në fshatin Dedaj të Pukës, ku një 18 vjeçar është në gjendje të rëndë.

Sipas policisë i plagosur rëndë ka mbetur A. Mehmeti, i cili do të dërgohet me helikopter drejt spitalit të Traumës në Tiranë. Aksidenti ndodhi pasi drejtuesi i mjetit humbi kontrollin dhe doli nga rruga.

Ndërkohë policia po punon për zbardhjen e ngjarjes.