Zbulohet kontrata: Nëse roja do fliste për fëmijën e paligjshëm të Trump do gjobitej 1 mln $

Një roje tek porta e Kullës Trump thotë se është në dijeni të një historie mes presidentit Donald Trump dhe një ish shërbyeseje, nga e cila ka ardhur në jetë dhe një fëmijë.

Ai thotë se ka qenë pjesë e një kontrarete me American Media InC, që nuk e lejonte të fliste me askënd për këtë histori, por tani ai mund të flasë sipas avokatit të tij.

Të premten, Marc Held, avokati i Dino Sajudin, ish roje porte – thotë se klienti i tij është çliruar nga kontrata me AMI, kompania mëmë e National Enquirer

CNN në mënyrë ekskluzive ka arritur të sigurojë një kopje të marëveshjes mes Sajudin dhe AMI të cilën e disponon miku i zotit Trump, Presidenti i kompanisë “American Media”, David Pecker.

Kontrata duket se është firmosur më 15 nëntor 2015 dhe nënvizon se AMi ka të drejtat ekskluzive të historisë së Sajudin por nuk jepen detaje të historisë përveç “Burimet do të ofrojnë informacion sa i takon fëmijës jo legjitim të Donald Trump…”

Kontrata nënvizon se AMI nuk i detyrohet burimit asnjë kompensimi nëse AMI nuk e publikon ekskluziven… dhe në krye të marrëveshjes shkruhet se Sajudin mund të marrë një shumë prej 30 mijë eurosh pas publikimit siç është përcaktuar më poshtë”

Në faqen e tretë të kontratës thuhet se një muaj më vonë, palët kanë firmosur një amendament që nënvizon se Sajudin do të paguhej 5 ditë nga vendosja e këtij amendamenti.

Ajo thotë se “periudha e ekskluzivitetit” e përcaktuar në marrëveshjen “shtrihet në përjetësi dhe nuk skadon.”

Amendamenti gjithashtu përcakon një pagesë prej 1 milionë dollarësh që Sajudin do duhej të paguante AMI në rast se burimi shkel këtë dispozitë”

Sajudin nuk ka qenë në gjendje të diskutojë rreth rrethanave në lidhje me marrëveshjen e tij me American Media Inc. dhe historinë që ai ua ka shitur atyre, për shkak të një ndëshkimi të rëndësishëm financiar,” tha Held për CNN.

Vetëm kohët e fundit, AMI liroi Sajudin nga termat e marrëveshjes së tij dhe tani ai mund të flasë rreth eksperiencës personale me ta dhe gjithashtu dhe të tregojë historinë, për të cilën ai thotë se e vërteta do të zbulohet shumë shpejt.

Në prill, Sajudin i tregoi CNN se ai pretendonte se kishte njohuri lidhur me marrëdhënien e Trump me shërbëtoren e shtëpisë me të cilën kishte dhe një fëmijë.

Në atë kohë AMI e quajti historinë e Sajudin të pabesueshme dhe mohoi çdo lidhje mes historisë dhe Trump dhe ish avokatin e tij personal Michael Cohen.

Ndërkohë Shtëpia e Bardhë nuk iu përgjigj CNN.

CNN ka kontaktuar me AMI  për të sqaruar nëse është çliruar nga detyrimet e kontratës Sajudin por ende nuk ka marrë një përgjigje.

Ndërkohë pretendimi i Sajudinit se Trump ka një fëmijë jashtë martese nuk është konfirmuar në mënyrë të pavarur nga asnjë prej atyre që kanë investiguar këtë histori.

Ndërkohë avokati tha se ai është çliruar nga detyrimet kontraktuale

“Nëse do të fliste do shkatërrohej gjithë jetën. Do të gjobitej me 1 milionë dollarë” i tha Held CNN.