U shkarkua 8 ditë pas emërimit, Mihajlovic hedh në gjyq Sportingun

Sinisa Mihajlovic çon në Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë të Zvicrës Sportingun e Lisbonës. Trajneri serb pretendon se “i janë shkelur të drejtat dhe duhet dëmshpërblyer” për shkarkimin e padrejtë nga detyra vetëm pak ditë pas ishte zyrtarizuar në krye të skuadrës portugeze.

Mihajlovicit, vetëm 8 ditë pas emërimit zyrtar, iu komunikua shkarkimi, pa mundur që të zhvillojë qoftë një seancë stërvitore me futbollistët.

“Në 30 vjet karrierë në futbollin nuk kisha parë një sjellje të tillë. Kam përpiluar dosjen ku i kërkoj klubit të më dëmshpërblejë. E kisha pranuar me shumë entuziazëm detyrën dhe i kisha marra paraprakisht të gjitha masat, por mendoja se do të përfundoja në pankinë, jo në gjykatë, Me ish-presidentin De Carvalho kishim rënë dakord për gjithçka”, sqaroi Sinisa Mihajlovic.